Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, FSHF organizon takimin me drejtorët e klubeve dhe akademive

Shkruar nga NEWSPORT
Përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, FSHF organizon takimin me
Takimi mes drejtuesve në Komisionin e Ligave dhe Garave në FSHF

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF organizoi një takim me drejtorët e klubeve dhe akademive, në kuadër të përgatitjeve për sezonin futbollistik 2026/2027. Takimi u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu dhe Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve kryesore që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e kompeticioneve për sezonin e ardhshëm, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes FSHF-së, klubeve dhe akademive.

Gjatë takimit u diskutuan projekt-kalendarët e kompeticioneve, datat e nisjes dhe përfundimit të kampionateve, skemat e garave, si edhe oraret e transmetimeve televizive të ndeshjeve të “Abissnet Superiore” dhe “Kategorisë së Parë”.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte edhe numri i lojtarëve të huaj, ndërsa në diskutim u përfshinë edhe çështje të tjera me interes për mbarëvajtjen dhe rritjen e cilësisë së garave në futbollin shqiptar.

Drejtuesit e klubeve dhe akademive dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për temat e trajtuara, ndërsa FSHF vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjithë aktorët e futbollit për organizimin sa më të mirë të kompeticioneve.

Poll

Lexo gjithashtu