Emisioni “SKANER” në MCN TV nuk ka nisur si herët e tjera, ku direkt flitej për Superioren. Këtë herë, ka qenë drejtori i MCN TV ai që ka nisur këtë emision, duke folur për hapjen e basteve sportive. Meksi ka treguar që në shtator ose maksimumi në fund të vitit 2026, bastet sportive do të rihapen në mënyrë legale. Ndër të tjera, vetë numri “një” i MCN TV, i cili gjithashtu është një nga biznesmenët që merret me lojërat e fatit, ka shpjeguar edhe mënyrën se si ligji për hapjen e basteve do të ndikonte për mirë në sportin shqiptar, kryesisht në futboll.
“Jemi në fund fare të procesit, për pak kohë do të hapet edhe gara për fituesin. Sezonin që vjen, kur të hapet sezoni sportiv do të ketë edhe baste online. Nuk ka mundësi për Kupën e Botës. Ndryshimet ligjore kanë ndikuar, për aq kohë sa bastet ishin të ndaluara. Padyshim që ligjvëvnësit morën kohën e tyre. Ndikoi, por ishte e paevitueshme. Nuk ishte mungesë vullneti, nuk shoh ndonjë arsye të veçantë. Edhe ambienti i botës së zezë, ka zhurmë konstante, ilegaliteti, ndikonte në punën e shtetit. Unë që merrem me lojëra fati, sigurisht që na intereson, e kemi në fokus.
Është biznes i rëndësishëm. Ndikimi i basteve sportive te futbolli? Aktorët e sportit këtë bisedë e kanë kthyer gjithmonë tek sponsorizimi. Unë jam indiferent në këtë pjesë, është çështje taksash. Është një çështje ndihme e shtetit për sportin në tërësi, nuk u duhen bastet për këtë gjë. Lirshmëria e tyre ndikon në sportin në tërësi, sjell këndvështrim të freskët. Pavarësisht që është thënë që do të ndalohet sponsorizimi drejtpërdrjet në fanellat e skuadrave, por ka mënyra të tjera që spoerti do të përfitojë. Janë kompanitë e IT, kompanitë e pagesave. Trukimet nuk kanë nevojë të bëhen në të bardhë, bëhet në të zezë, nuk ka të bëjë me licencën. Në Itali po të shohësh rastet që janë kapur... Nuk duhet licenca e basteve për të ndikuar në rezultat, edhe në të zezë mund të ndikosh.
Sporti ka nevojë për atë lloji ndihme, vendet e mëdha të huaja e kanë këtë. Por edhe sikur të bjerë gjithë sponsorizimi mbi kompanitë e basteve, ke reklamat që janë të limituara në emisionet televizove në emisionet sportive, por jo në rrjetet sociale. Duke parë sa mirë do të ecë procesi i lincencimit, ligjvënësi e ka në dorë. Në të zezë trukohen më lehtë ndeshjet. Tek bastet sportive përfitimi është gradual, ndërsa te sponsorizimi është qyl sepse shkon direkt. Është në lidhje me suksesin dhe performancën.
Është garë e egër dhe si e tillë, elementi kyç është performanca. Sa vite keni që komentoni shpejtësinë e ndeshjeve në Angli? Kjo lidhet me të gjithë aktorët e këtij procesi. Nisja e licencave të basteve sportive do të ndikojë vetëm në të mirën e sportit. Sporti ka nevojë për rigjenerimin e këtij sektori, që nga prezenca e tifozëve në stadium dhe e gjithë dinamika. Gazetat e sportit në Itali gjëja e parë që bëjnë, janë koeficentët e ndeshjeve. Jemi sot në 2026, do të hapen ndoshta në shtator, do të bëhet një vit testi dhe në korrik-gusht të 2027, ke kohë ta komentosh. Ligji është bërë në optikën time, për të përjashtuar aktorë problematikë, si në vitin 2022/2023. Kjo do të hajë pak kohë.
Ishalla nisin sa më shpejt, në shtator, ose në fundvit. Komisioni është me 7 anëtarë, me 5 prej anëtërve nga Ministritë. Ligji ka nevojë për përmirësim në të ardhmen, por tani nuk ka kohë më. Ai që është të përdoret sa më mirë nga të gjithë aktorët. Edhe në 2014, u mor koha e duhur. Erdhi qeveria Rama në 2013, ishin draftet e para, morën një vit kohë draftet. Pastaj shkoi në Kuvend 6 shkurt 2025 dhe mori kaq kohë. Ka pasur debat nga Jorida Tabaku me ministrin e kohës, Arben Ahmetajn. Ndryshimet të jenë në të ardhmen, ato ligjore. Është një lojë që do të mbetet në të zezë, por iku kjo histori. Kaloi një vit, dy vite, këtu do jemi do të shikojmë. Qeveria sheh interesin të gjithë aktorëve.
E zeza dhe legalja? E dua me insistim, por s’do të thotë që nuk do të ketë të zezë. Por pjesa më e madhe e aktorëve duan që të jenë në tregun e ri ligjor. Interesi unë e them me bindje që është aty. Policia që sot ka nisur, që prej dy muajsh, edhe përpara dy muajve, ka qenë aktive. Policia ka shumë probleme, por ne mund të denoncojmë rastet që dimë, le të bëjmë pjesën tonë. I japim sa më shumë shikueshmëri këtyre rasteve. E dimë shumë mirë si funksionon. T’i japim sa më shumë zhurmë dhe aktorët që janë të përfshirë të punojnë më mirë. Mos të kritikojmë çfarë s’ka goditur Policia, por t’i japim zë rasteve që do të goditen.
Jam i bindur që do të ketë ndikim te klubet kjo çështja e basteve sportive. Rritja e MCN TV kur u transmetua Superiorja, ka qenë absolut. Më kanë marrë nga Kosova kur më thonin ku është ndeshja sot dhe u thoja është në RTSH, jo në MCN. Në këtë aspekt, po të kishim më shumë përkrahje nga bastet, marketingu do të ishte ndryshe dhe imazhi më i madh. Sa para qarkullohen në Shqipëri në total nga kjo? 2.5 miliardë lekë në vit, totali i basteve. Luan me lekët e fituara, leku nuk qarkullon fare, t’i kam s’t’i kam. Tregu i basteve është shumë interesant. Si në takse, si tek sporti, si te aktorët e tregut. Gati kompanitë aplikuese për licencën? Besoj që do të bëhen gati, nuk di të them nëse janë gati. Ka shprehje interesi, që nga 31 gushti 2022 interesi ka qenë i pandaluar.
Edhe personat që janë të përfshirë në të zezën janë të interesuar, që nga krerët e klubeve. Besoj që do të fillojë kjo. Nuk di ta them datën fikse. Tashmë s’ka asnjë barrierë? Ministri i Financave tha që kanë mbetur dy akte. Në çdo rast është në fund procesi, kjo është një gjë e mirë. Lidhej me vullnetin politik, por edhe me zhurmën që shkaktohej. Mos të bëjmë aludime. Doli një kati ligjor, ta shpjegojmë sa më saktë, informojmë publikun”, tha Endri Meksi.
