Mevlan Adili
Mbrojtësi Mevlan Adili ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me Gjilanin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij të lamtumirës, Adili ka falënderuar klubin për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e kësaj skuadre, duke theksuar se nuk është më pjesë e "familjes" së Gjilanit. Gjithashtu, ai nuk ka harruar të shprehë mirënjohjen për tifozët, duke i falënderuar ata për mbështetjen dhe emocionet e përbashkëta gjatë kohës që ai mbajti veshur fanellën e këtij ekipi.
32-vjeçari nuk ka treguar se ku do të jetë destinacioni i tij i rradhës. Më parë mbrojtësi ka luajtur dhe në Superligë me Vllazninë dhe Bylisin.
Poll
