Altin Bytyçi
Altin Bytyçi është futbollisti më i ri i Dritës. Mbrojtësi 25-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Partizanin, për të nisur një të re me kampionët e Superligës së Kosovës.
“FC Drita njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Altin Bytyçi. Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër”, shkruan ndër të tjera klubi i Dritës.
Kujtojmë se qendërmbrojtësi ka dalë nga akademia e Kukësit, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me Laçin, Besën e Pejës dhe Medjimurje në Kroaci. Me Partizanin ka luajtur nga gushti i vitit 2023 deri më sot.
View this post on Instagram
Poll
