Gabriel Martineli u bë heroi i Brazilit me golin e shënuar kundër Japonisë, por goli nuk solli vetëm kualifikimin. Sulmuesi i Arsenalit hyri edhe në historinë e Kupës së Botës me një rekord të ri.
Në minutën e 96-të, pak çaste para përfundimit të sfidës, Martinelli përfitoi nga një top në qendër të zonës dhe me një goditje të saktë shënoi golin e fitores për “Seleçaon”, duke vulosur kalimin në fazën tjetër të turneut. Ky realizim është tashmë goli më i vonshëm i shënuar ndonjëherë në kohën e rregullt të një ndeshjeje në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Rekordi më parë mbahej nga Francesko Totti, i cili në vitin 2006 realizoj në minutën e 95-të nga pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen kundër Australisë, duke i dhënë Italisë kualifikimin në çerekfinale. Edhe në këtë edicion të Kupës së Botës janë regjistruar gola të vonshëm vendimtarë.
