Brazil - Japoni
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Brazil – Japoni, e vlefshme për fazën 1/32-ave në Kupën e Botës 2026.
Trajneri i “Seleçaos”, Carlo Ancelotti i ka besuar nga minuta e parë talentit 19-vjeçar Rayan, i cili së fundmi është transferuar te Bournemouth. Në vijën e sulmit, janë rreshtuar po ashtu edhe Vinicius e Cunha.
Japonia e “timonierit” Moriyasu do kërkojë befasinë e madhe, eliminimin nga ky kompeticion të 5 herë kampionëve të Botës. Përsa i takon Neymar, braziliani do e nis ndeshjen nga stoli dhe nuk ka siguri nëse do marrë minuta.
formacionet zyrtare
Poll
