Lumbardh Dellova është futbollisti më i ri i Amedspor SK. Mbrojtësi 27-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Bullgari me CSKA Sofia, për të nisur një rrugëtim të ri në Superligën turke.
Me klubin e ri, Dellova ka firmosur kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi turk ka shpenzuar jo pak, por 950 mijë euro. Kështu, mbrojtësi i Kosovës bashkohet me trajnerin shqiptar, Besnik Hasi.
Kujtojmë se Dellova ka një karrierë të pasur. Ai e ka nisur rrugëtimin te Liria, ndërsa më vonë është aktivizuar për Hajduk Split, Prishtinën, CSKA Sofia dhe Ballkanin. Me këta të fundit, ka fituar titullin kampion në Kosovë, me trajner Ilir Dajën.
View this post on Instagram
