Klubi i Partizanit në seancën stërvitore
Ditën e sotme, Partizani do të luajë miqësoren e parë përballë Besës së Kavajës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”. Sfida do të luhet në stadiumin “Luz i Vogël” prej orës 18:00.
Një takim ky që do të vlejë shumë për trajnerin Florin Bratu i cili do të bëjë debutimin e tij me të kuqtë pikërisht në këtë përballje.
“Demat” nën udhëheqjen e rumunit zhvilluan të premten dhe seancën e tyre stërvitore, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Pas këtij dueli miqësor, më 20 korrik, klubi i Partizani do të shpërngulet drejt Pogradecit për të vijuar me planin përgatitor, në vigjilje të sezonit që po afron.
Poll
