Laçi-Besëlidhja
Besëlidhja ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Laçit në një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Skuadra lezhjane u tregua më efikase, duke shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 26-të me 11 metërsh dhe duke ruajtur avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare. Nga ana tjetër, Laçi pati mundësitë e veta, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Kurbinasit kanë bërë shumë ndryshime në skuadër për sezonin e ri në Superiore, ndërsa lezhjanët pasi dominuan në Kategorinë e Dytë pretendojnë të jenë mes më të mirave dhe në Kategorinë e Parë.
View this post on Instagram
Poll
