Laci
Laçi vazhdon që të zhvillojë ndeshje miqësore, në kuadër të fazës përgatitore. Këto sfida, i shërbejnë edhe trajnerit Qatip Osmani, për të krijuar idetë e tij mbi gjendjen e skuadrës dhe organikën.
Ndërkohë që së fundmi, klubi kurbinas ka njoftuar dy miqësoret e radhës. E para do të jetë të mërkurën e 22 korrikut përballë Flamurtarit të Oltijon Kërnajës. Dueli do të zhvillohet në Vlorë, prej orës 17:30.
Ndërkohë që 3 ditë më vonë, pra më 25 korrik, Laçi do të presë në shtëpi ekipin e Kukësit për derbin e veriut. Ashtu si sfida ndaj Flamurtarit, edhe dueli përballë verilindorëve do të nisë në orën 17:30.
View this post on Instagram
Poll
