Spanja është zyrtarisht kampionja e re e botës, pasi ka mposhtur në finale Argjentinën. Sfida e zhvilluar në “MetLife Stadium” të New Yorkut, përfundoi me shifrat 1-0.
Skuadra e trajnerit Luis de la Fuentes i pati të gjitha shanset për të shënuar, por gjetën përballë një mur si portieri Martinez që ndali çdo tentativë për gol të iberikëve.
Në fundin e pjesës së dytë, Argjentina mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të mesfushorit Enzo Fernandez, për të ndërlikuar gjithçka për të tijët.
Me rikthimin në fushë, vjen dhe momenti më i rëndësishëm për spanjollët, ku i ardhuri nga stoli, Ferran Torres shfrytëzon në të 106-tën minutë një aksion gati perfekt duke shënjestruar saktë portën argjentinase dhe “thyer” Emiliano Martinez.
Kështu, Spanja rikthehet tek fitimi i Botërorit pas 16 vitesh, ndërsa për Leo Messin me shokë mbyllet në këtë mënyrë rrugëtimi i tyre në këtë turne.
Spanjë 1-0 Argjentinë (Torres 106')
Botërori 2026: Finalja
Stadiumi: “MetLife”
Arbitër kryesor: Slavko Vincic (slloven)
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Ruiz; Olmo, Yamal, Baena; Oyarazabal. Trajner: Luis de la Fuente.
ARGJENTINA (4-2-2): E.Martinez; Montiel, Romero, L.Martinez, Tagliafico; De Paul, Nico Gonzalez, Fernandez, MacAllister; Messi, Alvarez. Trajner: Lionel Scaloni.
NDESHJA
Mbyllet finalja, Spanja fiton Kupën e Botës dhe mposht 1-0 Argjentinën.
106' GOL SPANJA! Shënon Ferran Torres.
Mbyllet shtesa e parë.
102' Sa pranë i shkon golit Spanja, provon Mikel Merino por topi del jasht kuadratit.
Mbyllet koha e rregullt, fituesi caktohet në shtesa.
90'8 Lamine Yamal tenton mrekullinë nga goditja e dënimit, superpritje nga Martinez.
90'+3 Karton i kuq për Enzo Fernandez! Ndërhyrje e rrezikshme ndaj mbrojtësit Cubarsi nuk tolerohet nga arbitri.
67' Çfarë shansi për Spanjën!! Ferran Torres shfrytëzon një harkim të mirë në zonë nga Yamal, por topi përfundon në duart e portierit Martinez.
56' Olmo shërben në zonën e Argjentinës, por topi largohet në limite.
55' Sulmuesit e Spanjës nuk merren vesh me njëri-tjetrin, humbasin një shans të mirë për gol.
46' Nis vrullshëm dëshira e Spanjës për fitore, provon nga distanca Baena, pret Martinez.
Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
44' Zëvendësim i detyruar te Argjentina, del Lisandro Martinez për t'i bërë vendin Niclas Otamendin në mbrojtje.
42' Provon mbrojtësi Cucurrella me të majtë, topi shkon ngjitur me shtyllën.
39' Mbrojtësi Martinez "i prish" aksionin spanjollëve, ndërhyrje që ndëshkohet me të verdhë nga arbitri Vincic.
15' Lamine Yamal provon të krijojë sërish për golin e avantazhit, megjithatë, gjen vigjilent portierin Martinez.
4' Një shans i mirë për Spanjën, por mbrojtja argjentinase "neutralizon" goditjen e Yamal.
1’ Shkelmohet topi i parë në stadiumim “MetLife”, starton finalja mes Spanjës dhe Argjentinës.
