Strasbourg siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pasi mposhti 4-0 Mainz në aktin e dytë në Francë, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.
Përpos triumfit legjitim të francezëve, skenën e mori dhe një përplasje e fortë afër një rivënie këndore, ku një provokim i lojtarit të vendasve mjaftoi që situata të dalë jashtë kontrollit duke sjell dhe konfrontim fizik mes tyre.
E gjitha ndodhi në minutën e 6-të shtesë të pjesës së dytë, kur Godo vendosi fanellën e tij tek flamuri i këndit. Ky gjest u konsiderua si ofendim për tifozët kundërshtar, ndërsa pas tij erdhi mesfushori i miqve Nadiem Amiri i cili shtyu me inat kundërshtarin duke sjellë dhe kaosin në tribunën ngjitur.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të mos përshkallëzuar më tej, ndërsa arbitri i ndeshjes, Pinheiro ndëshkoi me të kuq Amirin për reagimin, ndërsa Godo shpëtoi me një të verdhë.
Quelle sale race ????????♂️ https://t.co/QD1MilURE1
— Xam ???? (@Xam_RCS) April 16, 2026
