Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ Një gol i Rayo-s "hedh në erë" ëndrrat e AEK-ut, Strasbourg "ia bën ferr" Mainz në Francë! Fiorentina mbyll "me nder" rrugëtimin europian

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Një gol i Rayo-s "hedh në erë"
Conference League

Janë mbyllur 5 ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve në UEFA Conference League, aty pati rezultate surprizë dhe rikthime të çmendura. 

Ndeshja e parë ishte ajo mes AZ Alkmaar dhe Shakhtar Donetsk e përfunduar në barazimin 2-2, por skuadra ukrainase kaloi më tej falë fitores në ndeshjen e parë me shifrat 3-0, duke çuar rezultatin përfundimtar në 5-2.

Kryefjala e mbrëmjes ishte ajo mes AEK-ut të Athinës dhe Rayo Vallecanos, e cila mund të quhet dhe përplasja mes shqiptarëve për shkak të tre futbollistëve të Kombëtares që luajnë tek këto dy skuadra. Spanjollët ia dolën të kualifikohen në sajë të golit të Palazon që bëri të pavlefshëm tri golat e Zinit (dopietë) dhe Marin, duke bërë që Balliu me shokë të prekin gjysmëfinalen.

I pafat mbrojtësi Stavro Pilo i cili la gjurmë në këtë duel me asistin e dhënë te goli i parë për Zinin, por që nuk mjaftoi për të besuar te përmbysja e ndeshjes së parë. 

Surprizon Strasburg që fiton me poker golash në Francë përballë gjermanëve të Mainz në shifrat 4-0. Dy gola për pjesë mjaftuan që francezët të përmbysnin rezultatin e ndeshjes në Gjermani duke kapur kështu gjysmëfinalen. Në anën tjetër, Fiorentina mposht Crystal Palace, por pa ia dalë të rikuperojë atë humbje në tokën angleze duke i dhënë fund rrugëtimit europian. 

 

Poll

Lexo gjithashtu