Jemi në fazën më vendimtare të kampionatit në Abissnet Superiore dhe gara për të siguruar një vend në kupat e Europës sa vjen bëhet më e interesante, pasi distancat në kampionat janë të ngushta mes skuadrave që konkurrojnë për objektiva të rëndësishëm.
Kështu, platforma e cila merret me renditjen dhe projeksionet që përcaktojnë edhe emrat që do të shënohen në fletën zyrtare të UEFA-s për shortin e sezonit të ardhshëm.
Partizani ndodhet në top 10-shen e skuadrave që kanë koefiçientin më të favorshëm për të siguruar një kualifikim në Ligën e Konferencës. Në kuotën e 7.500 pikëve, skuadra e Oltijon Kërnajës krijon një epërsi të dukshme ndaj skuadrave ndjekëse për një pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare në sezonin 2026-2027.
Po ashtu edhe skuadra e Egnatias, e cila mban dhe vendin e tretë në renditjen e Superiores, një vend më sipër se Partizani, ka kuota shumë premtuese, rreth 4,500.
Më ndryshe paraqitet situata për Elbasanin e Ivan Gvozdenovic, të cilët shihen si jofavoritë për të marrë pjesë në këto kompeticione europiane.
