Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ AEK-u hap garën përballë Rayo Vallecanos, mbrojtësi i Kombëtares bëhet protagonist

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ AEK-u hap garën përballë Rayo Vallecanos, mbrojtësi i
©TNTSports, pjesë nga ndeshja AEK Athens - Rayo Vallecano, Stavro Pilo

AEK-u i Athinës është duke kryesuar me rezultatin 2-0 në pjesën e parë përballë Rayo Vallecanos, në ndeshjen e dytë çerekfinale të kthimit në Greqi.

Golin e parë për vendasit e ka shënuar Zini në minutën e 13-të, i shërbyer saktë nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, ndërsa të dytin e shënoi nga pika e bardhë Martin në minutën e 36-të.

Mbeten dhe 45 minutat e tjera për të përcaktuar fituesin, ndërsa beteja vijon të jetë e hapur për një vend në gjysmëfinale. 

 

Poll

Lexo gjithashtu