Tifozët e Crystal Palace dhe Rayo Vallecano janë përfshirë në përleshje në qytetin e Leipzigut, pak orë para finales së Ligës së Konferencës. Sipas policisë gjermane, incidenti ndodhi të martën në mbrëmje, kur rreth 300 tifozë spanjollë u përballën me mbështetësit anglezë pranë restoranteve të qytetit.
Gjatë përplasjes janë hedhur shishe, gota birre dhe mobilje, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë turmën. Dy persona janë arrestuar dhe dy efektivë policie kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa mbi 300 tifozëve iu kontrollua identiteti.
Crystal Palace dhe Rayo Vallecano luajnë finalen e tyre të parë europiane, në një sfidë që shënon edhe ndeshjen e fundit të trajnerit Oliver Glasner me klubin anglez. Një triumf i Palace do të mbante gjallë mundësinë që klubet angleze të fitojnë të tre kompeticionet madhore europiane për klube këtë sezon.
View this post on Instagram
