Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ Rayo e Balliut "i tregon vendin" francezëve, Crystal Palace një hap larg finales

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Rayo e Balliut "i tregon vendin" francezëve,
Rayo Vallecano

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Conference League, aty ku u shënuan vetëm tre gola.

Rayo Vallecano fitoi minimalisht 1-0 përballë Strasbourg. Goli i Alemaos në minutën e 54-të mjaftoi për spanjollët të cilët marrin një avantazh të lehtë në ndeshjen e kthimit, edhe pse takimi mbetet i hapur për të tjera surpriza të mundshme.

Në anën tjetër, fitore ka marrë edhe Crystal Palace në transfertë përballlëShakhtar Donetsk me rezultatin 1-3. Sarr shënoi që në startin e sfidës, ndërsa Ochoretko iu kundërpërgjigj në minutën e 48-të me golin e baraspeshës. Megjithatë, miqtë u treguan këmbëngulës duke shënuar dhe dy herë të tjera përmes Kamada në minutën e 58-të dhe Larsen në të 84-të.

Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme, aty ku do të përcaktohen dhe finalistët e këtij edicioni. 

REZULTATET:

Rayo Vallecano 1-0 Strasbourg (Alemao 54')

Shakhtar Donetsk 1-3 Crystal Palace (Ocheretko 48'/ Sarr 1', Kamada 58', Larsen 84')

Poll

Lexo gjithashtu