Vllaznia dhe Elbasani do të sfidojnë njëra-tjetrën në aktin e fundit të Final Four, aty ku do të caktohet edhe fituesi i këtij edicioni në “Abissnet Superiore”.
Takimi i cili do të luhet në stadiumin “Air Albania”, prej orës 19:00 shihet si përplasje direkte mes tyre, kjo pasi në fushë do të zbresin dy nga pretendentët për titullin.
Sa i takon formacioneve, dy trajnerët, Edi Martini dhe Ivan Gvozdenovic kanë menduar për emrat që do të aktivizojnë që prej minutës së parë.
FORMACIONET E MUNDSHME:
VLLAZNIA: Pohls, Gjini, Pusi, Celikovic, Mala, Krymi, Dros, Kallaku, Jago, Dodaj, Balaj. Trajner: Edi Martini
ELBASANI: Totoshi, Lila, Azemovic, A.Kasa, Musta, Abas, Manellari, Lajthia, Lukili, Diallo, Gomes. Trajner: Ivan Gvozdenovic
