Edlir Tetova është zyrtarisht trajneri i ri i Teutës. Pasi mbylli aventurën me Egnatian dhe u shpall me ta dy herë kampion, tekniku 43-vjeçar ka nisur sot aventurën e re me ekipin durrsak.
“U riktheva aty ku hodha hapat e parë për futbollin. Bashkë për gjithçka”, ishin fjalët e para të Tetovës si trajner i Teutës.
Kujtojmë që Tetova shkon si trajner në Durrës pas aventurave me ekipe si Ulpiana, Lushnja dhe Egnatia. Me këta të fundit, si “timonier” 43-vjeçari ia doli që të fitonte dy tituj kampion në Superiore, konkretisht në dy sezonet e fundit.
Ndërkohë si futbollist, durrsaku e ka nisur pikërisht te “Djemtë e Detit”, ndërsa më vonë ka luajtur edhe për Elbasanin, Besën, Kamzën dhe Partizanin.
NJOFTIMI:
Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja. I urojmë punë të mbarë dhe suksese në krye të ekipit!


