Në një postim të radhës në rrjetet sociale, krahas ndeshjes me Dinamos në baner, klubi i Egnatias vendos në qendër mesfushorin brazilian Fernando Medeiros (vlen 500 mijë euro sipas “Transfermarkt”).
“Regjisori” amerikano-latin ndodhet i ulur mbi një portron, ndërsa mban në dorë topin e futbollit. Interesante është se Medeiros ka dalë nga akademia e Santosit, aty ku luan edhe ylli botëror Neymar.
Nëse skuadra rrogozhinase ia del të mposht Dinamo më datën 31 maj në “Elbasan Arena”, ata do të shpallen kampion për herë të 3-të radhazi në Superiore.
Po ashtu, klubi i Egntias, përmes një video-mesazhi, i ka kërkuar tifozëve mbështetje masive për në Elbasan, fushën “armike”, e cila mund të kthehet në festë, nëse të besuarit e Nevil Dedes “nënshtrojnë” skudarën kryeqytetase.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
