Pano Qirko/ Foto e marrë nga klubi i Partizanit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran publikoi sot listën, në kuadër të miqësoreve përballë Izraelit dhe Luksemburgut gjatë muajit qershor. Surprizë ishte prezenca e Pano Qirkos.
Portieri i Partizanit ishte risi në listën e Kombëtares kuqezi. Ndërsa për herë të parë, ka reaguar plotë krenari edhe klubi kryeqytetas, i cili i uron suksese Qirkos me fanellën e Kombëtares shqiptare.
“Pano Qirko do të jetë përfaqësuesi i kuq në seleksionin e radhës të ekipit tonë kombëtar. Klubi i uron Pano Qirkos, shumë suksese me fanelën kuqezi”, shkruan ndër të tjera Partizani.
Poll
