Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Elbasani ia bën “bum” në merkato, gati transferimi i yllit të kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Elbasani ia bën “bum” në merkato, gati
Ledio Tresa

Elbasani është shumë pranë transferimit të Ledjo Tresës. Kontrata e këtij të fundit me Laçin përfundon në qershor dhe pavarësisht se u rikthyen në elitë si kampionë të Kategorisë së Parë, nuk pritet që bashkëpunimi të vazhdojë.

Kështu, klubi “verdheblu” ia ka paraqitur ofertën 20-vjeçarit dhe palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Elbasani përgatit një transferim të bujshëm, duke afruar në “gjirin” e tij një nga talentët më të spikatur të futbollit shqiptar.

Në sezonin që lamë pas, Tresa bëri mjaft mirë me Laçin në Kategorinë e Parë. Sulmuesi i talentuar ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në 7 raste, ndërsa numëron edhe 10 asiste.

Gjithashtu, 22-vjeçari ka edhe 3 ndeshje të luajtura me fanellën e Kombëtares U21.

Poll

Lexo gjithashtu