Klubi i Partizanit, përmes postimit në rrjetet sociale, bën të ditur se qendërmbrojtësi Marçelino Preka ka kryer me sukSes operimin në Kroaci (Zagreb). Konkretisht, ndërhyrje kirurgjikale në muskulin rectus femuris të kofshës se djathtë.
Gjatë sezonit 2025-2026, Preka zhvilloi vetëm 13 ndeshje në Superiore me “Demat e Kuq”, shkak problemet fizike, duke rezultuar “humbje” e madhe për kryeqytetasit në arritjen e objektivave.
Qendërmbrojtësi është vetëm 22 vjeç, por vlera e tij në treg “tremb”, 400 mijë euro sipas “Transfermarkt”, tregues se çfarë aftësish posedon, i dyti më i vlefshëm në ekip pas Human (500 mijë euro). Nuk dihet se çfarë do ndodh me të ardhmen e Marçelino Prekës, pasi i skadon kontrata këto ditë.
View this post on Instagram
