Xhuliano Skuka
Sulmuesi Xhuliano Skuka në sezonin e parë, pas rikthimit te Partizani nuk arriti të përmbush pritshmëritë, 7 gola dhe 3 asiste në 25 ndeshje, të gjitha kompeticionet.
Por kohët e fundit, Skuka është “zhdukur” nga Partizani, prej datës 21 mars nuk është parë më me “Demat e Kuq” në ndeshje zyrtare.
Edhe pse nuk dihen shkaqet, Skuka para disa minutash ka shpërndar postimin e klubit kryeqytetas në rrjetin social Instagram, e ku ka të bëjë me festën e “Kurban Bajramit”.
Sulmuesi dibran ka kontratë me Partizanin deri në verën e vitit 2028-të, ndërsa kartoni i 27-vjeçarit, sipas “Transfermarkt” përkon me 225 mijë euro.
"Story" i Xhuliano Skukës
Poll
