Fatmir Prenga, Altin Bytyçi, Marcelino Preka dhe Pano Qirko / Tirana - Partizani
Fatmir Prenga nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës. Është vetë sulmuesi 25-vjeçar që ka njoftuar largimin nga klubi vorak, të cilët siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”.
“Sot mbyll rrugëtimin me FK Vorën. Faleminderit presidentit, i cili besoi tek unë! Jam falenderues ndaj të gjithë çunave të ekipit, gjithashtu dhe tifozëve të mrekullueshëm që më kanë suportuar gjithmonë. Ju uroj suksese në vazhdim, faleminderit”, shkruan Prenga.
Kujtojmë se Prenga e ka nisur karrierën e tij te Laçi, ndërsa përveç Vorës ka luajtur edhe me Erzenin e Tiranën. Tashmë, 25-vjeçari është “okazion” për klubet e Superiores, pasi del si lojtar i lirë në merkato.
"InstaStory" i Fatmir Prengës
Poll
