Angelo Tafas ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Tiranës për sezonin e ardhshëm.
Portieri grek e ka njoftuar vendimin e tij përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social teksa shkruan: "Faleminderit KF Tirana! Mirënjohës ndaj stafit, bashkëlojtarëve dhe gjithë tifozerisë. Suksese gjithmonë".
Tafas u afrua te bardheblutë më 9 korrik të vitit të kaluar, duke dhënë idenë e një përforcimi të rëndësishëm në katërkëndëshin e portës. Mirëpo, ardhja e Visar Bekaj në shkurt, bëri që greku të kishte minutat e limituara dhe të mbetej në hije nga kjo konkurrencë.
Ai është paraqitur në 24 ndeshje, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, teksa më parë ka luajtur gjithashtu për Teutën, Kukësin, Gjilanin në Kosovë.
View this post on Instagram
