Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Titulli nuk fitohet në fillim të kampionatit apo dhjetor”, Klodian Duro vendos me "shpatulla pas muri" Vllazninë dhe Elbasanin

Shkruar nga NEWSPORT
“Titulli nuk fitohet në fillim të kampionatit apo
Klodian Duro

Ish-mesfushori i Kombëtares Klodian Duro, ka qënë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Ndër temat e trajtuara kishte të bënte me Final Four në Superiore, ku Duro dha versionin e tij:  

“Egnatia është ekipi që i tha dy ekipeve të tjera, si Vllazninë dhe Elbasanit, që pretendonin titullin, që titulli fitohen në fund të sezonit, jo në fillim apo dhjetor. Egnatia bëri një lëvizje shumë të zgjuar.

Në momentin kur Tetova njoftoj largimin, presidenti Demrozi nuk priti dhe prezantoj trajnerin e ri, Nevil Dede. Kjo ardhje e re, po ta shikosh edhe në rreshtim e lojë, është një tjetër Egnatia e sezonit që bëri.

Mendoj se kjo gjë ka shkundur edhe vetë lojtarët. Kur vjen një trajner i ri, grupi jep gjithçka. Duke përfshirë edhe finalen e Kupës që humbi kundër Dinamos, 3 ndeshjet e fundit Egnatia kanë zhvilluar sffida shumë të mira”.     

Poll

Lexo gjithashtu