Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në prag të “finales” së titullit, drejtori i Dinamos shfaqet krah kampionit të Egnatias (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të “finales” së titullit, drejtori i Dinamos
Renato Malota dhe Luan Pinari (të rethuar me të zezë)

Egnatia dhe Dinamo do të përballen më 31 maj në “Elbasan Arena”, në kuadër të Final Four të Superiores. Kjo sfidë do të jetë vendimtare për titullin kampion të këtij sezoni.

Mirëpo, në prag të këtij dueli, një ish i Rrogozhinës dhe drejtori sportiv i Dinamos janë shfaqur pranë njëri-tjetrit. Ish-kapiteni i Egnatias, Renato Malota, i cili aktualisht ushtron rolin e drejtorit sportiv te Besëlidhja, është shfaqur krah drejtorit sportiv të Dinamos, Luan Pinari.

Këta të dy janë diplomuar sot në kursin e drejtorit sportiv në FSHF. Ndërsa këto diploma merren pak ditë para “finales” së titullit në Elbasan.

Kujtojmë se Egnatia është shumë pranë titullit të tretë radhazi në Superiore, ndërsa vetëm humbja ose barazimi i tyre, duke i bashkangjitur fitoren e Elbasanit ndaj Vllaznisë, mund t’ua heqë kurorën.

Poll

Lexo gjithashtu