Ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, ka dhënë “verdiktin” e tij në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel për ndeshjen Elbasani – Dinamo, e fituar 3 – 0 prej ekipit të Gvozdenovic.
Në këtë sfidë, arbitër kryesor ishte Eldorian Hamiti, ndërsa Jemini “shokoj” me arsyetimin se ndërhyrja e Gouidiaby nuk ishte për karton të kuq, pavarësisht se taka e lojtarit të Dinamos shkoi direkt në kaviljen e kundërshtarit.
“Rasti më i diskutueshëm në ndeshjen Elbasani – Dinamo është kartoni i kuq në dëm të dinamovitëve, konkretisht ndaj Goudibay, pasi arbitri e rishikoi në VAR dhe u konsultua.
Për mua, është i ekzagjëruar karton i kuq. Këmbët i ka rrafsh me barin që është kriteri bazë. Për mua duhet ta kishte kaluar me karton të verdhë. Gabimi është i VAR-it që e ka thërritur arbitrin”.
