Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Flamurtari futet në proces "formatimi", lojtari kyç i sezonit e mbyll me vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Flamurtari futet në proces "formatimi", lojtari
Flamurtari

Sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë Flamurtarin të “formatuar”, pasi një pjesë e kontigjentit aktual ka përgatitur “fletëdaljen”.

Një prej tyre është portieri Igor Aleksovski, i cili ka zgjedhur të rikthehet në Maqedoninë e Veriut pas vetëm një viti qëndrim tek vlonjatët, ndaj dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit do të hidhen menjëherë në treg për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Aleksovski erdhi me një CV-të të pasur në Vlorë, pasi më herët gardiani ka mbrojtur portën e Vardarit, Shkupit, Renovas dhe Rabotnickit në elitën e futbollit maqedonas.

31-vjeçari dha maksimumin e tij në këtë sezon me skuadrën, duke garantuar shpesh herë siguri me pritjet e bëra, por pa mundur të arrijë bashkë me grupin mbijetesën.

Më herët ishte Herald Marku i cili "firmosi" mbylljen e bashkëpunimit me skuadrën vlonjate, duke u bërë kështu një "element" i çmuar për klubet e interesuara që do të hidhen në sulm për shërbimet e tij. 

Poll

Lexo gjithashtu