Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani luan “finalen” për titullin në Superiore, Dinamo për të bërë “dëme”, arbitër kryesor është “makthi” i Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani luan “finalen” për titullin në Superiore, Dinamo
Karton i kuq dhe karton i verdhe

Elbasani dhe Dinamo pritet të dhurojnë emocione të forta, teksa sfida e vlefshme për “Final Four” do të nisë në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Federata ka bërë të ditur edhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel të rëndësishëm. Kryesor është caktuar Eldorian Hamiti, që do të ndihmohet nga asistentët e tij Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartaraj.

Hamiti gëzon eksperiencën e duhur për të menaxhuar ndeshje kaq të rëndësishme, por që te klubi i Flamurtarit dhe tifozët vlonjat, konsiderohet i "padëshiruar". 

Arbitër i katërt do të jetë Ditmir Grimci, ndërsa në sistemin VAR do të monitorojë Kreshnik Cjapi. Në asistent VAR, këtë pozicion e mbulon Olsid Ferataj.

 

Arbitër kryesor: Eldorian Hamiti

Asistenti i parë: Ridiger Çokaj

Asistenti i dytë: Ilir Tartaraj

Arbitër i katërt: Ditmir Grimci

VAR: Kreshnik Cjapi

aVAR: Olsid Ferataj  

Poll

Lexo gjithashtu