Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia ka vetëm 2 fitore në 10 ndeshjet e fundit dhe 12 gola të pranuar, Edi Martinin e zë “mallkimi” i Hygerta Sakos

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia ka vetëm 2 fitore në 10 ndeshjet e fundit dhe 12 gola të
Edi Martini dhe Hygerta Sako

Vllaznia e ka humbur shkëlqimin e nisjes së këtij sezoni dhe titulli është më larg se kurrë. Edhe pse janë ende në garë matematikisht, shanset që të kurorëzohen kampion mbeten inekzistente, ndërsa na ndan edhe një ndeshje deri në mbyllje të Final Four.

I vetmi skenar që ekipi shkodran të arrij të titulli është të mposht Elbasanin, kurse Dinamo të befasoj Egnatian e “frikshme”. Gjatë muajt të fundit, detaji që ka bërë me shumë “zhurmë” te Vllaznia, është “përplasja” mes trajnerit Edi Martini dhe moderatores së RTSH-së, Hygerta Sako.

Fraza “i paedukatë” nga Sako kundrejt Martinit, “ndezi” gjithçka, e ku më pas trajneri shkodran mori vendimin ekstrem, të mos prononcohej sa herë që moderatorja do të ishte pjesë e intervistave për mediat.

Zanafilla ka të bëjë pas sfidës Partizani – Vllaznia, 0 – 2, 4 prill. Prej duelit me Dinamon në Kupë e deri në situatën aktuale, janë zhvilluar 10 ndeshje, ku skuadra kuqeblu ka vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Kjo tablo, është tregues i qartë se “sherri” me Hygerta Sakon, ka marrë qasjen e një “mallkimi” për Martinin e Vllazninë.    

Vllaznia ka vetëm 2 fitore në 10 ndeshjet e fundit dhe 12 gola të
Rezultatet e Vllaznisë pas "përplasjes" Martini-Sako


 

Poll

Lexo gjithashtu