Vllaznia do të përballet me Egnatian në kuadër të raundit të dytë për Final Four. Sfida e cila pritet të zhvillohet në stadiumin "Air Albania" do të nisë në orën 19:00.
Disa momente para ndeshjes, ka folur dhe drejtori sportiv i shkodranëve, Vioresin Sinani.
“Sot do të jetë një përballje e fortë, djemtë janë të trajnuar. Do të bëjnë maksimumin për atë që kërkojmë.
Çfarë duhet shmangur sot? Skuadra është e motivuar maksimalisht, djemtë janë të motivuar maksimalisht dhe sot besojmë. Kemi lojtarë me eksperiencë që mund ta marrin për dore skuadrën. Janë momente vendimtare në kampionat. Fjalët e tepërta nuk kanë vend. Shpresoj shumë dhe besoj shumë që fiton Vllaznia sot.
Gjendja e lojtarëve, ka probleme? Problemi i vetëm dy mungesat ata që përmenda në fillim, Kastrati, Bismark dhe kartoni i kuq i Bajramit. Djemtë janë më të motivuar se kurrë për të bërë një ndeshje të mirë pavarësisht rezultatit", tha Sinani.
