Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndeshje që vendos gjithçka për titullin, Edi Martini dhe Nevil Dede zbulojnë “artileritë e rënda” (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje që vendos gjithçka për titullin, Edi Martini dhe Nevil
Vllaznia - Egnatia

Ndërsa na ndajnë pak minuta nga startimi i ndeshjes Vllaznia – Egnatia, ndeshje e vlefshme për Final Four dhe e parafundit për të dyja ekipet, janë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri Edi Martini, te skuadra shkodrane i ka besuar tridhëmbëshit ofensivë Kallaku-Balaj-Dodaj. Nga kampi i rrogozhinasve, është përgjigjur Nevil Dede me dy “pyka”, Bakayoko dhe Grudën.

Si Vllaznia, ashtu edhe Egnatia, janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 31, çka do të thotë se ky duel do të vendos shumë për fatet e tyre drejt titullit. Sfida do të mbahet në “Air Albania”, Tiranë.  

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Pusi, Çelikovic, Yago, Dros, Krymi, Kallaku, Balaj, Dodaj

Trajner: Edi Martini

EGNATIA: Tandilashvili; Aliyev, Poçi, Xhemajli, Sota, Jaime, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Bakayoko, Gruda

Trajner: Nevil Dede

Poll

Lexo gjithashtu