Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo luan për të “prishur” punë, Elbasani i Gvozdenovic me objektiv të qartë kundër kryeqytetasve (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo luan për të “prishur” punë, Elbasani i
Elbasani - Dinamo

Ndërsa na ndajnë pak minuta nga nisja e ndeshjes Elbasani – Dinamo, në kuadrin e Final Four, Superiore, trajnerët respektivë kanë zbuluar formacionet titullare.

Për Elbasanin e Gvozdenovic, fitorja është i vetmi opsion që i mban “gjallë” shanset për titullin, aktualisht 3 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

Fakti që Dinamo vjen në këtë ndeshje pa objektiva, pas fitores së mbrëmshme nga Egnatia karshi Vllaznisë, duke i nxjerr nga gara, në “letër”, të jep iden se do jetë e “lehtë” për ekipin e Gvozdenovic të siguroj 3 pikët e “arta”.     

 

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Diallo, Lajthia, Tsague.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Teqja, Aliji, Meksi, Ismaili, Gudiabi, Qardaku, Nani, Vila, Malomo, B. Berisha, Guindo.

Trajner: Glen Daja

Poll

Lexo gjithashtu