Kapiteni i Elbasanit, Bruno Dita, është rikthyer në stolin e verdhebluve, pas dëmtimit të rëndë. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar, foli për mediat, para ndeshjes Elbasani – Dinamo, e cila do të mbahet në “Air Albania”, Final Four:
“E vërtetë që kam pasur dëmtim të rëndë. Jam dëmtuar te vertebrat. Pritej mungesë e gjatë, por falë zotit dhe punës, pas 2 mujash jam gati të rikthehem. Sot do bjëmë maksimumin.
Ky ekip ka bërë hapa gjigant. Ky sezon ka qënë shumë i sukeseshëm. Fillimisht synonim Evropën, por ‘duke ngrënë, rritet oreksi’.
Humbja ndaj Egnatias ishte zhgënjyes. Futbolli i tillë është. Ishte një ditë ‘jo’. Nuk kemi pasur kurrë presion. E kemi arritur objektivin, tani synojmë diçka më shumë, të tentojmë kampionatin. Do synojmë fitoren sot. Kërkohet përqendrim. Të shfrtytëzojmë rastet dhe të arrijmë objektiv.
Detyrim të fitojmë sot kundër Dinamos. Çdo ekip ka atë harkun e vetë gjatë sezonit. Sipas statistikave, kemi qënë ekipi më stabël. Gjatë javëve të fundit, kemi pasur atë harkun, që nuk është momenti më i mirë.
Do japim maksimumin në 2 ndeshjet e mbetura. Egnatia shfrytëzojë më mirë episodet kundër nesh. Gabuam atë ndeshje. E kemi lënë pas atë ndeshje. Ndaj Dinamos, do të bëjmë më të mirën”.
