Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka dalë nga Partizani dhe luan “xholin”, klubi i Superiores merr vendimin “final” për lojtarin tiranas

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka dalë nga Partizani dhe luan “xholin”, klubi i
Mario Barjamaj

Vetëm para disa minutash, klubi i Vorës përmes rrjeteve sociale, ka zyrtarizuar vendimin për rinovimin e mesfushorit Mario Barjamaj.

27-vjeçari nga Tirana, ishte titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Arajn Bellaji në Superiore, ndërsa ka treguar se është “xhol” për ekipin, jo vetëm si “ndërtues”, por mesfushori i avancuar e sulmues krahu.

Barjamaj ka dalë nga akademia e Partizanit, ndërsa i është bashkuar Vorës prej nëntorit të 2024-së. “Futboll Klub Vora dhe Mario Barjamaj do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori, i cili ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit gjatë sezonit që lamë pas, do të vazhdojë të japë kontributin e tij me fanelën e Vorës edhe në sezonin e ri.

Me qetësinë, vizionin dhe cilësinë e tij në mesfushë, Mario luajti një rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës, duke qenë një pikë reference për ekipin gjatë gjithë sezonit.

Jemi të lumtur që do ta kemi sërish pjesë të familjes sonë edhe për sezonin që vjen. Suksese Mario!”, shkruan klubi i Vorës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

      

Poll

Lexo gjithashtu