Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Elbasani “fshinë” Dinamon dhe hap garën për titullin! Ekipi i Dajës u “dorëzua pa kushte”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Elbasani “fshinë” Dinamon dhe hap garën për
Elbasani - Dinamo

Nuk ka pasur “histori” ndeshja Elbasani – Dinamo. Verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic fituan lehtësisht 3 – 0 ndaj “bluve” të kryeqytetit, sfidë në kuadrin e Final Four.

Gjithçka u vendos që në pjesën e parë. Kartoni i kuq nga Goudiaby në minutën e 23-të, bëri që balancat të prisheshin në fushë, duke e lënë Dinamon në inferioritet numerik.

Brenda 2 minutash, konkretisht në segmentin 25-27, sulmuesi Tsague shënoi dy herë, duke i vënë “kapakun” ndeshjes. Në këto episode, “blutë” treguan shumë pasiguri në prapavijë, duke marrë trajtën e ekipit “amator”.

Finalizimi i Diallo i vendosi “vulën”, 3 – 0 për Elbasanin, e shoqëruar me gafën e portierit Teqja. Në pjesën e dytë, nuk pati asgjë të re. Tashmë, skuadra e Gvozdenovic barazohet në krye me Egnatian, 34 pikë.

Elbasani 3 – 0 Dinamo (Tsague 25', 27', Diallo 38')

90+5' - Përfundon ndeshja, fiton Elbasani bindshëm, 3 - 0.

82' - Malomo kërkon të befasoj Elbasanin, portieri Janacek i pakalueshëm.

70' - Të dyja ekipet e kujdesshme, asgjë e re.

46' - Starton pjesa e dytë.

45+2' - Mbyllet pjesa e parë.

38' - Gafë nga portieri Teqja, Diallo shënon golin e 3-të te Elbasani.

27' - Gabim "amatoresk" nga mbrojtja e Dinamos, shënon sërish Tsague, 2 - 0 për Elbasanin.

25' - Tsague kalon në epërsi Elbasanin.

23' - Goudiaby ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes "horror".

1’ - Shkelmohet topi në “Air Albania”.

  

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janacek, A. Kasa, Azemovic, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Diallo, Lajthia, Tsague.

Trajner: Ivan Gvozdenovic

DINAMO: Teqja, Aliji, Meksi, Ismaili, Goudiaby, Qardaku, Nani, Vila, Malomo, B. Berisha, Guindo.

Trajner: Glen Daja

Superiore: Final Four

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Eldorian Hamiti

Poll

Lexo gjithashtu