Partizani/ Bintsouka, Cara, Mehmeti, Rrapaj
Archange Bintsouka pritet të përfundojë si futbollistë i lirë në këtë merkato të verës, pasi si Partizani, ashtu sikurse dhe Flamurtani nuk e kanë në planet e tyre.
Burime për Newsport raportojnë se sulmuesi nga Congo nuk ka bindur me paraqitjet e tij gjatë periudhës së huazimit tek “Të Kuqtë” që skadon deri në qershor dhe 23-vjeçari do të kthehet fillimisht, prej nga ka ardhur, pra tek vlonjatët që zotërojnë dhe kartonin e lojtarit.
Edhe këta të fundit, nuk duan ta mbajnë më në ekip, ndaj dhe e ardhmja e Bintsoukas do të jetë një “dritare” e hapur për klubet që do të vihen në kërkim të tij.
Poll
