Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitore bindëse dhe ndan kreun me Egnatian, Elbasani mesazh “gladiatorësh” para Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore bindëse dhe ndan kreun me Egnatian, Elbasani mesazh
Elbasani

Elbasani ndryshoi “fytyrë” kundër Dinamos, duke fituar 3 – 0 në “Air Albania” dhe rihapur garën për titullin në Superiore. Vetëm para disa ditësh, ekipi i drejtuar nga Gvozdenovic u “shkatërruan” 0 – 4 prej Egnatias, duke dhënë idenë se verdheblutë nuk kishin më “gjunjë”.

Por situata ka ndryshuar dhe tashmë kanë të drejtë të shpresojnë. Pas fitores kundër dinamovitëve, Elbasani ka reaguar në rrjetet sociale me frazën: “Deri në fund…”.

Ky mesazh është i qartë, se skuadra elbasanase nuk ka ndërmend të heq dorë nga titulli deri në fund. Skenari më i thjeshtë që verdheblutë të kurorëzohen kampion është triumfi ndaj Vllaznisë në sfidën e fundit dhe Dinamo të ndali Egnatian.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Poll

Lexo gjithashtu