Egnatia - Dinamo
Më datën 31 maj, ora 19:00, është përcaktuar ndeshja vendimtare për Egnatian, kundër Dinamos së Ilir Dajës. Nëse rrogozhinasit ia dalin të marrin 3 pikët, pra fitoren, atëherë do të jenë kampion të Superiores për herë të 3-të radhazi.
Gjithsesi, nëse i referohemi bilancit në 5 ndeshjet e fundit mes dinamovitëve dhe Egnatias, skuadra nga qyteti i Rrogozhinës ka vetëm 1 fitore dhe 4 humbje, bilanc aspak premtues.
Ama, “blutë” e kryeqytetit nuk kanë më objektiv për këtë sezon, çka mund të ndikojë te motivimi dhe performanca në fushë.
Poll
