Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Holandezi në mëdyshje, situata te City e “mërzit” shpejt mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Holandezi në mëdyshje, situata te City e “mërzit”
Tijjani Reijders

Vetëm pas një sezoni në kampionatin anglez, mesfushori holandez Tijjani Reijnders duket se ka vendosur të largohet nga Manchester City. Në sezonin e tij të parë me “Qytetarët” Reijnders ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Duke qënë se në shumicën e ndeshjeve lojtari është aktivizuar nga stoli, ka ndikuar që mesfushori të kërkoj largimin. Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos Ekrem Konur, dy ekipet që interesohen për Raijnders janë kampionët e rinj të Premier League Arsenal por edhe Juventus.

Londinezët janë më të favorizuar për shërbimet e 27 vjeçarit sesa bardhezinjtë. Juventus nuk mund të jetë në Champions League vitin e ardhshëm, mund të jetë një arsye madhore që holandezi të zgjedhë Arsenalin.

Largimi nga City nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë për mesfushotin. Ekipi anglez do të kërkoj 45-50 milionë euro për të lënë të lirë Raijnders.

Poll

Lexo gjithashtu