Tashmë është zyrtare! Irgi Kasalla nuk do të jetë më pjesë e Vorës për sezonin e ardhshëm. Është vetë mesfushori i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram ku njofton mbylljen e këtij kapitulli të rëndësishëm me skuadrën vorake.
23-vjeçari i shprehet falenderues klubit, shokëve të skuadrës, tifozëve, trajnerit Arjan Bellai, e sidomos presidentit Albert Xhabaftit për mbështetjen që i kanë dhënë përgjatë këtij rrugëtimi.
Po ashtu, Kasalla pati një mirënjohje të veçantë dhe për Korabin, ish-klubin ku ai hodhi dhe hapat e parë të karrierës. Me Vorën, ai zhvilloi 67 paraqitje ku ka shënuar 20 gola dhe ka kontribuar gjithashtu me 5 gola.
Mesfushori pritet që në ditët në vazhdim të prezantohet tek skuadra e tij e re, Kolos Kovalivka, klub që militon në Premier League-n ukrainase.
POSTIMI:
"Sot mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm për mua me ekipin e FK Vores. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë klubin, shokët e skuadrës, stafin, tifozët dhe trajnerët për mbështetjen, respektin dhe momentet që kemi kaluar bashkë.
Një falënderim shumë të veçantë shkon për presidentin Albert Xhabafti, i cili besoi tek unë dhe tek cilësitë e mia më shumë se kushdo tjetër. Besimi dhe mbështetja e tij kanë pasur shumë vlerë për mua në këtë rrugëtim.
Gjithashtu dua të falënderoj edhe ekipin e KF Korabit, aty ku nisa hapat e parë të karrierës sime dhe ku mora bazat që më ndihmuan të rritem si futbollist dhe si njeri.
Do të jem gjithmonë mirënjohës për çdo moment, çdo sakrificë dhe çdo kujtim të krijuar. I uroj Vorës vetëm suksese në vazhdim.
Faleminderit për gjithçka!"
View this post on Instagram
