Dita e sotme është festë në kampin e Vllaznisë. Kjo për shkak se mesfushori i talentuar i ekipit shkodran, Ensar Tafili feston pikërisht sot ditëlindjen e tij të 21-të, teksa nuk kanë munguar urimet e shumta.
Sigurisht që nuk ka munguar edhe urimi nga klubi shkodran. Këta të fundit i kanë uruar ditëlindjen, krah një fotoje ku shfaqet vetë futbollisti.
“Futbollisti Ensar Tafili feston sot 21-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura! Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Vllaznia.
Kujtojmë që këta të fundit janë në prag të një sfide të rëndësishme në rrugën drejt titullit. Të dielën në “Air Albania” do të përballen me Elbasanin, ku kërkojnë vetëm fitoren. Por titulli, varet edhe nga sfida Egnatia-Dinamo.
