Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani shkon "fresh" për sezonin e ri, të kuqtë hedhin themelet e projektit fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani shkon "fresh" për sezonin e ri, të kuqtë
Partizani

Përqëndrimi në këto momente te Partizani, në prag të përgatitjeve për sezonin e ri është fokusuar kryesisht tek ruajtja e një pjese të konsiderueshme të lojtarëve të rinj, të cilët mbajnë dhe “shtyllën” e projektit për të ardhmen.

Kështu, pasi finalizuan me sukses rinovimet me David Atanaskoskin, Marcelino Prekën, Albion Markun dhe Albers Kekon, radha për të hedhur “të zezën mbi të bardhë” i ka ardhur Redon Ismajlit, 23-vjeçarit i cili shihet me perspektivë te “Demat” dhe që pati goxha ndikim gjatë këtij sezoni.

Krahas “freskisë” në kontigjent, kujtojmë se nga Partizani janë larguar Vusal Isgandarli, Carlos Martinez dhe Amos Nondi.

Poll

Lexo gjithashtu