O sot, o kurrë! Kjo është motoja që vlen për Vllazninë në përballjen direkte me Elbasanin, e cila ka vlerën e titullit kampion në Superiore.
Sfida e përcaktuar për t’u zhvilluar në kryeqytet, në stadiumin “Air Albania”, do të jetë dhe bileta e fundit që i afron me trofeun i cili mungon prej 25 vitesh në Shkodër.
Padyshim, 90 minutat në fushën e lojës do të vlerësohen me përqëndrimin maksimal, edhe pse dihet që kuqeblutë do ta hedhin edhe një sy në ekranet e tyre, për të ndjekur paralelisht dhe ndeshjen tjetër mes Egnatias dhe Dinamos.
Prej orës 19:00, do të mësojmë nëse pritja e gjatë e Vllaznisë do të shpërblehet, apo do të jetë Egnatia ajo që do të shtrijë duart drejt trofeut të tretë, në këtë edicion të kampionatit shqiptar.
