Thomas Tuchel
Anglia u mposht me përmbysje nga Argjentina në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit 2026, me shifrat 1-2. Trajneri Thomas Tuchel u “kryqëzua”, duke u cilësuar si fajtori kryesor për mënyrën e lojës.
Mirëpo, duket se Federata Angleze e Futbollit nuk do të marrë ndonjë masë drastike. Sipas raportimeve të fundit, tekniku gjerman do të jetë në stolin e Anglisë deri në Euro 2028.
“Unë po qëndroj dhe do të vazhdoj si trajner. Kam kontratë deri në korrik të vitit 2028 dhe është shumë e vështirë që të mendoj të ardhmen tani”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.
View this post on Instagram
Poll
