Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre.
Meksika mposhti Afrikën e Jugut, në kuadër të ndeshjes së parë të grupit A të Botërorit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Estadio Banorte” përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Pas këtij takimi, ka folur shkurtimisht edhe trajneri fitues, Javier Aguirre.
"Do të jem serioz. Nuk më pëlqeu aspak pjesa e parë. Aspak. Duhet të jemi seriozë me rezultatin dhe me mënyrën si luajti skuadra. Nuk duhet të mashtrohemi nga rezultati”, tha Aguirre.
Poll
