Magjia e Botërorit rikthehet sot me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e programuar për t’u luajtur në orën 21:00 në “Estadio Banorte”. Në orën lokale të Meksikës, sfida nis në 13:00.
Interesi për takimin ka qenë i jashtëzakonshëm. Që në orën 07:30 të mëngjesit, tifozë të shumtë janë grumbulluar pranë stadiumit, ndërsa organizatorët kanë vendosur të hapin portat herët për të përballuar fluksin e madh.
Spektakli i parë i Botërorit vjen nga Meksika, me vendasit që konsiderohen favoritë përballë Afrikës së Jugut. Ky është edhe edicioni i parë i Kupës së Botës me 48 kombëtare pjesëmarrëse, duke sjellë më shumë ndeshje dhe një format krejtësisht të ri.
Tifozët e Meksikës në hyrje të stadiumit
