Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Alarmi "Ebola" prek Botërorin, kombëtarja afrikane merr leje për të luajtur në SHBA

Shkruar nga NEWSPORT
Alarmi "Ebola" prek Botërorin, kombëtarja afrikane merr leje
Republika Demokratike e Kongos

Shpërthimi i virusit Ebola në Afrikën Lindore ka ngritur shqetësime në prag të Kupës së Botës 2026, por Republika Demokratike e Kongos ka marrë zyrtarisht dritën jeshile për të marrë pjesë në turne.

Deri tani, virusi ka infektuar qindra persona dhe ka shkaktuar dhjetëra viktima, duke detyruar autoritetet shëndetësore të SHBA-së të shtojnë masat e kontrollit.

Pjesëmarrja e Kongos ishte vënë në dyshim pasi CDC kishte kufizuar hyrjen në SHBA për personat që kishin udhëtuar së fundmi në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë ose Sudanin e Jugut.

Megjithatë, pas konsultimeve mes FIFA-s dhe Federatës Kongoleze të Futbollit, kombëtarja u autorizua të udhëtojë dhe të marrë pjesë normalisht në Botëror.

“Leopardët” do të vendosen në Houston, ku do të stërviten në “SaberCats Stadium”. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë garantuar se situata është nën kontroll, edhe pse kontrollet shëndetësore në aeroportet amerikane janë forcuar për udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura nga Ebola.

Poll

Lexo gjithashtu